Aktualitet

Aksidenti te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave, Policia: Janë shtetas të huaj (EMRAT)

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri 28-vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

zh.ll
Aksidenti te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave, Policia: Janë
pamje nga aksidenti

TIRANË- Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethorrotullimit të TEG-ut. Viktimat janë shtetas të huaj, dyshohet egjiptianë, Mohamed Lotf 30-vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali 44-vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri 28-vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB