KUKËS- Kanë mjaftuar disa ditë të ftohta në vendin tonë, për të krijuar një sërë problematikash në akset rrugore, që nxjerrin në sipërfaqe dhe punët e munguara të kompanive që paguhen për mirëmbajtjen e tyre. Një prej tyre, ajo që ka një prej akseve më të rëndësishme në vend është dhe kompania Salillari, që paguhet për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, që duket se në këtë fillimvit nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.
Si pasojë një aksident zinxhir ndodhi paraditen e sotme në këtë rrugë, ku dhjetra makina u përplasën si pasojë e akullit dhe ngricave në rrugë, ndërsa drejtuesit e mjeteve sqarojnë se në këtë aks rrugor nuk ishte hedhur kripë për shkrirjen e akujve.
View this post on Instagram
Më shumë se 10 makina u përfshinë në një aksident zinxhir, ndërsa mes tyre ishte dhe një autobus udhëtarësh. Disa persona mbetën të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa mirëmbajtja e rrugës është dhënë me koncension që prej vitit 2019.