SHKODËR- Kontrolle të befasishme janë zhvilluar këtë të dielë në burgun e Reçit, ku autoritetet kanë ushtruar verifikime në qelitë e të burgosurve. Sipas burimeve, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar armë të ftohta të prodhuara në mënyrë artizanale, fisha karikuesi si dhe sende të tjera të ndaluara, të cilat përbëjnë rrezik për sigurinë brenda institucionit.


Aksione të ngjashme janë ndërmarrë edhe në ditët e fundit në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit në vend. Vetëm një ditë më parë, një kontroll disa orësh u zhvillua në ambientet e paraburgimit të Vlorës nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Gjatë këtij kontrolli nuk janë konstatuar nuk janë konstatuar mjete apo sende të paligjshme brenda ambienteve. Autoritetet vijojnë kontrollet për të parandaluar futjen dhe përdorimin e sendeve të paligjshme në burgje, me qëllim rritjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit në këto institucione./ZËRI