TIRANË- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e ekstradimit, teksa ka bërë me dije edhe akuzat ndaj tij.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj 30-vjeçarit Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”.
Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkobëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.