Aktualitet

Aksioni i SPAK/ 700 mijë € në Muriqan! 'Bishja' arrestohet në vilën pranë TEG, bashkë me gruan pastronin paratë

Sipas hetimeve Ergys Kastrati, i njohur si Bishja së bashku me gruan e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë bënin transportin e parave të pista

F.I
Aksioni i SPAK/ 700 mijë € në Muriqan! 'Bishja'
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një aksion i ndërmarrë nga SPAK dhe Antimafia e Distriktit të Barit ka goditur një grup kriminal me në krye Igli Kamberin, të përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 'arrest me burg' prej të cilave 6 të ekzekutuara në Itali dhe 4 në Shqipëri, 1 'arrest shtëpie' dhe 3 'detyrim paraqitje'.

Grupit kriminal në vitin 2024 iu sekuestruan në Muriqan rreth 700 mijë euro, që thuhet se ishin para të pista, ndërsa hetimi iu la Prokurorisë së Shkodrës. Më pas dosja iu transferua SPAK-ut, pasi dyshohej se paratë kishin lidhje me aktivitetin e grupit kriminal. Paratë u gjetën të fshehta në dyert e modifikuara të një furgoni, mjet i cili drejtohej nga Lefter Nela.

Sipas hetimeve Ergys Kastrati, i njohur si Bishja së bashku me gruan e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë bënin transportin e parave të pista. Ai u arrestua në një vilë pranë TEG-ut.

Sipas hetimeve, aktiviteti i dyshuar kriminal është dokumentuar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe me mbështetjen e strukturave të specializuara të sigurisë në Tiranë. Operacioni vijon dhe priten detaje të tjera nga autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet./ZËRI

Poll

MOS HUMB