Aktualitet

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, kova me fasule 'ngre në këmbë' Policinë

Për disa minuta, zona u rrethua nga efektivët e policisë, ndërsa qarkullimi i automjeteve në segmentin pranë Ambasadës Amerikane u bllokua për të mundësuar verifikimet e nevojshme.

F.I
Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një alarm për bombë është raportuar pak minuta më parë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Paniku në zonë është krijuar nga një kovë e lënë në mes të rrugës, por pas verifikimeve të Policisë në objekti rezultoi të kishte fasule dhe jo sende të jashtëligjshme.

Për disa minuta, zona u rrethua nga efektivët e policisë, ndërsa qarkullimi i automjeteve në segmentin pranë Ambasadës Amerikane u bllokua për të mundësuar verifikimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15, në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit me rrugën “Dervish Hima”, është konstatuar një kovë plastike e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Forcat Xheniere, të cilat kanë kryer kontrollin dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Poll

MOS HUMB