Aktualitet

Zjarri në Ranën e Hedhun/ Vihen nën kontroll flakët, shpëtohen bizneset pranë zonës

Forcat zjarrfikëse, në bashkëpunim me policinë, arritën të vendosin nën kontroll flakët

l.k
Zjarri në Ranën e Hedhun/ Vihen nën kontroll flakët,
Foto nga zjarri në Ranën e Hedhur

LEZHË- Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Për shkak të terrenit të mbushur me bimësi, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe bizneset pranë zonës turistike.

Forcat zjarrfikëse, në bashkëpunim me policinë, arritën të vendosin nën kontroll flakët, ndërsa tashmë bizneset nuk janë më të rrezikuara nga vatra e zjarrit.

Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi, bëri me dije se në bashkëpunim me policinë po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB