Aktualitet

Alket Rizai i zhdukur, por...'dosja e zezë' e përfshin edhe në një vrasje në burgun e Domokosit (PAMJE-DËSHMI)

Alket Rizai dyshohet gjithashtu se është i përfshirë në incidentin e përgjakshëm.

zh.ll
Alket Rizai i zhdukur, por...'dosja e zezë' e përfshin edhe
alket rizai-pamje nga ngjarja ne burgun grek

GREQI- Alket Rizai, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, po vijon të jetë në qendër të vëmendjes në Greqi pasi emri i tij rezulton i përfshirë në një tjeteër ngjarje të rëndë. Bëhet fjalë për vrasjen e një të burgosuri në burgun e Domokosit më 15 shkurt 2026, ndërsa sipas materialeve të hetimit, dyshohet se Rizai ndodhej në zonën ku ndodhi krimi.

Sipas televizionit greke SKAI, dëshmitë e vendosin Rizain në vendin e krimit ku ndodhi vrasja e Antonis Papadatos me tre plumba. Çështja mbetet e hapur deri më sot, teksa Kryedrejtori i burgut Domokos po mbahet në paraburgim sepse ishte i pranishëm dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore.

SKAI publikon për herë të parë fotot nga vendi i ngjarjes, ndërsa si autor akuzohet një bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, emri i Alket Rizait gjithashtu shfaqet në skenë...edhe në videot e publikuara. 

Dëshmitë e vendosin Alket Rizain në vendngjarje

Alket Rizai dyshohet gjithashtu se është i përfshirë në incidentin e përgjakshëm. Ai e ka mohuar të ketë qenë i pranishëm, por dëshmitarët okularë e vendosin atë në vendin e krimit. 

Në dëshminë e tij, një punonjës i burgut deklaron: "Në një moment dëgjova të shtëna me armë që vinin nga zona e burgut të vjetër, pashë Alket Rizain të dilte i pari...". 

Alket Rizai shfaqet në pamjet e kamerave të sigurisë, tashmë të bëra publike, duke lëvizur drejt zonës kryesore të burgut, i shoqëruar nga persona të tjerë.

Kronologjia e ngjarjes:

Pak para se të vritej me tre plumba në kokë, Antonis Papadatos shihet në zonën e përbashkët të repartit D. Pa dyshuar, ai flet me të burgosurit e tjerë. Pak më vonë, i burgosuri bullgar shfaqet në repart. Ai i kërkon Papadatos të dalë nga qelia dhe ta ndjekë, ndërsa ky i fundit i biendet. Të dy ata kalojnë korridoret e burgut që të çojnë në burgun kryesor.

Ndërkohë, Alket Rizai gjithashtu shkon drejt zonës kryesore të burgut. Të burgosurit e tij, duke vepruar si truproja, e ndjekin atë.

Në zonën e administratës, Antonis Papadatos dhe i burgosuri bullgar dhe shefi i rojes tashmë po presin Rizain. Aty ka ndodhur edhe vrasja, ku Papadatos u qëllua tre herë, një herë në pjesën e pasme të kokës dhe dy herë në fytyrë.

Rizai mohon përfshirjen

Alket Rizai ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasje, duke deklaruar se nuk ka qenë i pranishëm në kohën kur ka ndodhur krimi. 

"Jam i pastër dhe nuk kam frikë nga asgjë. Nuk isha brenda burgut të vjetër në kohën e aktit. Nuk kisha nevojë të përfshihesha në një rast të tillë, as për paratë e të gjithë botës", thotë Rizai. Ndërsa në këpucët e tij janë gjetur gjurmë gjaku. 

Sipas raportit, 47-vjeçari i arratisur nuk është akuzuar për vrasjen dhe në këtë çështje konsiderohet dëshmitar.

Por Alket Rizai ende eshte në kërkim pas arratisjes

Emri i Alket Rizait është rikthyer në vëmendje edhe për shkak të arratisjes së tij nga burgu, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Gjithashtu, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një incident me të shtëna në një bar plazhi në Anavyssos.

Sipas informacioneve të raportuara në Greqi, një prej pistave të hetimit lidhet me mundësinë që Rizai të ketë kaluar drejt Shqipërisë përmes veriut të Greqisë. Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë e hetuesve dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB