Aktualitet

Policia e Shtetit pajiset me dronët e fundit, Ambasada Amerikane: Monitorim për të mbrojtur kufijtë

Ambasada nënvizon se teknologjia e re do të ndihmojë në përmirësimin e monitorimit ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.

F.I
Policia e Shtetit pajiset me dronët e fundit, Ambasada Amerikane: Monitorim
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Njësia e Antiterrorit në Policia e Shtetit është pajisur me dronë të avancuar të prodhimit amerikan. Lajmin e ka dhënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi zyrtar, ku nënvizon se teknologjia e re do të ndihmojë në përmirësimin e monitorimit ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”-shkruan Ambasada amerikane.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB