Aktualitet

'Është i falimentuar'-"One Albania" njoftoi rritje tarifash, qytetarët: Do të ndryshojmë kompani, nuk e përballojmë dot

Qytetarët shprehen se 'One' për ta është i falimentuar dhe është vetëm vjedhje. 

F.I
'Është i falimentuar'-"One Albania" njoftoi rritje
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Abonentët e kompanisë telefonike One Albania kanë shprehur pakënaqësit e tyre në lidhje me rritjen e tarifave që janë njoftuar duke filluar nga data 1 Maj 2026. Njoftimi për rritjen e tarifave për abonentët u bë në fund të muajit mars, duke sjellë reagime të shumta nga klientët që operojnë me 'One Albania'. 

Rritja llogaritet nga rreth 300 deri në 400 lekë të vjetra në muaj. Në mesazhin drejtuar abonentëve, One Albania njoftoi se shkak i rritjes së tarifës, thuhet të jetë ndryshimin mesatar vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit (ICK) të publikuar nga Instituti i Statistikave INSTAT. Qytetarët për News24 janë shprehur se kjo rritje tarife nuk është normale dhe janë shumë të pakënaqur me kompaninë One. 

Disa abonentë shprehen se e kanë të pamundur ta paguajnë, pasi ata marrin nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj  dhe nuk mund ta paguajnë. Madje ata theksojnë se nëse fëmijët nuk u sjellin bukë dhe lekë, nuk jetojnë dot. Një tjetër thotë se do gjejnë një zgjidhje, pasi do shohin për një kompani tjetër, meqë me kompaninë One janë shumë të pakënaqur dhe interneti është zero. Qytetarët shprehen se 'One' për ta është i falimentuar dhe është vetëm vjedhje. 

"Si ta përballoj une me 100 mijë lekë që marr në muaj. Mos të më sjelli djali bukë dhe lekë unë nuk jetoj dot. E kanë ngritur shumë," tha një qytetare. 

"Nuk jam fare i kënaqur me One. Interneti është zero. Është hajni. Unë kam motrat në Bari të Italisë. Habiten kur vijnë këtu. Thonë pse kaq të larta dhe pse kaq pak Giga. Si shpjegohet. One për mua është i falementuar," thonë disa qytetarë. 

Për shkak të shqetësimeve mbi praktikat e tregut, ZËRI ka kërkuar informacion nga Autoriteti i Konkurrencës, nëse rritja e tarifave është një skemë abuzimi me abonentët dhe deri në çfarë pike ka arritur hetimi i nisur më 13 shkurt 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB