Aktualitet

Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar, 28-vjeçari ikën para syve të gardianëve! Blindohet kufiri grek

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë.

F.I
Arratiset nga spitali i burgosuri shqiptar, 28-vjeçari ikën para
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Një i burgosur shqiptar 28 vjeç është arratisur sot nga spitali i Kosturit në Greqi, ku ishte shtruar në repartin kirurgjikal të Spitalit të Përgjithshëm të këtij qyteti.

28-vjeçari, i cili ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit, u arratis në rrethana të paqarta, edhe pse mbahej nën vëzhgim nga gardianët. 

Autoritetet dyshojnë se 28-vjeçari mund të ketë pasur ndihmë nga jashtë për të realizuar arratisjen. Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore të Kosturit, duke pasur parasysh se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB