Aktualitet

Dasma kthehet në tragjedi, 3 shqiptarë aksidentohen për vdekje në Greqi (EMRAT)

Viktimat udhëtonin nga Epiri drejt Evros, për të marrë pjesë në një dasmë, dhe aksidenti ndodhi gjatë kthimit të tyre.

F.I
Dasma kthehet në tragjedi, 3 shqiptarë aksidentohen për vdekje
PAMJE NGA AKSIDENTI

GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina në pikën e pagesës Iasmos, ku udhëtonin 4 shqiptarë, dy burra dhe dy gra.

Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave. Si pasojë humbën jetën:

Viktor Bushi, 59 vjeç banues ne Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj, 61 vjeç banues Dhrapecona, Athinë.

Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeç.

E plagosur në spital ndodhet Mardalena Kaçaj 49-vjeçe. Shoferi bullgar i kamionit është gjithashtu i plagosur rëndë. “Protothema” shkruan se ai është operuar dhe po trajtohet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të mediave greke, viktimat udhëtonin nga Epiri drejt Evros, për të marrë pjesë në një dasmë, dhe aksidenti ndodhi gjatë kthimit të tyre. Dëshmitarët okularë tregojnë se pasagjerët bërtisnin për ndihmë, por askush nuk arriti t’i nxirrte nga automjetet që po digjeshin. Një nga makinat u përfshi menjëherë nga flakët, ndërsa shoferët që kalonin aty pranë thonë se ndiheshin të pafuqishëm përballë zjarrit.

22 zjarrfikës me 9 automjete nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë të lënduarit dhe viktimat nga automjetet që digjeshin. Për shkak të aksidentit tragjik, policia rrugore bllokoi për disa orë aksin rrugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB