Aktualitet

Arrest shtëpie për heroin e protestës Klevi Meta, vetëm një nga 19 protestues mbetet në burg

Kelvi Meta, i riu nga Gjirokastra i cili u bë simbol i protestës, pasi u përballë me 6 efektivë policie është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

F.I
Arrest shtëpie për heroin e protestës Klevi Meta, vetëm
Klevi Meta

TIRANË-Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 19 protestuesit e arrestuar pas tubimit të parë studentor para Ministrisë së Arsimit, duke lënë vetëm njërin prej tyre në burg. Konkretisht një prej tyre është lënë në burg, gjashtë në arrest shtëpie dhe 12 të tjerë në detyrim paraqitje. Kelvi Meta, i riu nga Gjirokastra i cili u bë simbol i protestës, pasi u përballë me 6 efektivë policie është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në masën 'arrest shtëpie' janë lënë edhe Xheison Petoku, Korado Aliaj, Erand Zenollari, Kalosh Hysbajrami dhe Ali Bruci.

Detyrim paraqitje: Ernest Kapo, Denis Vatgjoni, Ilias Sulam, Besnik Kala, Kastriot Vata, Florian Baba, Genc Ibrahimi, Brixhet Bali, Hamza Bushi dhe Olsi Vogli.

Bëhet me dije se në burg është lënë Abdullah Thaçi.

Ndaj tyre rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ZËRI

Poll

MOS HUMB