Politikë

Revolta e të rinjve, reagon Rama: Unë e dua pa rezerva Shqipërinë

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen në ditën e katërt të protestës.

zh.ll
Revolta e të rinjve, reagon Rama: Unë e dua pa rezerva
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, e cila vijon prej katër ditësh në Tiranë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar fotografinë e një sinjalistike të rrëzuar në rrugë, duke e shoqëruar me një mesazh për Shqipërinë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen në ditën e katërt të protestës. Tashmë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit studentë e gjimnazistë janë ngritur në protestë, teksa revolta vijon me përplasje të forta, kaos dhe marshim nëpër rrugë./ZËRI

Poll

MOS HUMB