Aktualitet

Arrestimi i avokatit Barjami, reagon Gjykata e Elbasani: S'ka ndodhur brenda ambienteve tona

Në reagimin e saj, Gjykata shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik, teksa sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe as nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. 

zh.ll
Arrestimi i avokatit Barjami, reagon Gjykata e Elbasani: S'ka ndodhur
ulian bajrami

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami. Në reagimin e saj, Gjykata shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik, teksa sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe as nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Më tej, gjykata sqaron se gjatë seancës së 17 tetorit u zhvillua një seancë me dyer të mbylkura për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit të 14 persoanve, ndërsa avokati Barjrami ishte i pranishëm si mbrojtës i një të ndalurari. Në deklaratën për shtyp, gjyakta po ashtu thekson se publikimi i pjesshëm i një rëgjistrimi nuk pasqyron domosdoshmërit tërësinë e debatit procedural. 

Njoftimi i plotë për shtyp i Gjykatës së Elbasanit:

“Mbi ndalimin e avokatit pas procesit të zhvilluar në gjykatë”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, të kryer më datë 18.10.2025.

Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë.

Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.

Më datë 17.10.2025, u zhvillua seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për 14 persona, ndër ta një i mitur. Avokati Ulian Barjami ishte i pranishëm si mbrojtës i të ndaluarit M. S. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë; procesverbali audio-video iu vu në dispozicion organit procedues pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga ana e tyre. Duke qenë se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gjykata nënvizon rëndësinë e informimit të kujdesshëm dhe korrekt për ruajtjen e privatësisë së të miturve dhe të drejtave të palëve. Theksojmë se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve.

Gjykata dënon parimisht çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë — gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe çdo subjekt tjetër procedural — dhe rithekson se avokatët janë partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të domosdoshëm të të drejtave të qytetarëve Në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), përfshirë çështjen Nikula kundër Finlandës, gjykata nënvizon se respekti ndaj lirisë së shprehjes së avokatit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij është një element thelbësor i procesit të drejtë gjyqësor.

Këto standarde janë udhërrëfyes për gjykatat shqiptare në ruajtjen e balancës midis autoritetit të gjykatës dhe të drejtës së mbrojtjes. Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin; nxit komunikimin e matur dhe profesional të të gjithë pjesëmarrësve në proces; dhe fton median të informojë publikun me saktësi mbi zhvillimet procedurale, duke respektuar kufizimet ligjore për seancat me dyer të mbyllura dhe mbrojtjen e të miturve.

Gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj,

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN”.

 

Avokati u arrestua më 17 tetor, pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendoi se Barjami e ka kërcënuar dhe akuzuar për falsifikim provash dhe u lirua sot me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.

Konkretisht në seancën e 17 tetorit, Ulian Barjami ishte avokati mbrojtës i Maksim Likës, i njohur edhe si mik i Emiljano Shullazit. Akuza ndaj Likës përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej./ZËRI

Poll

MOS HUMB