Aktualitet

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë prish vendimin, vendos rikthimin e dosjes në Apel

Gjykata e Lartë vendosi që kjo dosje të rigjykohet në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

F.I
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë prish vendimin, vendos rikthimin e
FOTO ILUSTRUESE

FIER-Gjykata e Lartë ka prishur një vendim të Apelit të GJKKO-së që e kthente hetimin për dosjen e inceneratorit të Fierit në GJKKO. Gjykata e Lartë vendosi që kjo dosje të rigjykohet në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 6.8 vite burg. Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendëspresidentin e FSHF, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Poll

MOS HUMB