Aktualitet

Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollës! Lëndë narkotike iu gjetën edhe në banesë (VIDEO)

Lënda narkotike iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, ndërsa rasti u evidentua në kuadër të operacionit policor 'Shkolla të Pastra'.

M.K.
Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis
FOTO

SHKODËR- Një 15 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap pranë një shkolle në lagjen Vasil Shanto me doza të dyshuara kanabisi, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Lënda narkotike iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, ndërsa rasti u evidentua në kuadër të operacionit policor 'Shkolla të Pastra'.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas Policisë i mituri banues në Shkodër dhe u ndalua gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Hetimet synojnë dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat i mituri dyshohet se posedonte lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Vijon operacioni i koduar “Shkolla të Pastra”. Goditet një rast i tentativës për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.    

U kap në flagrancë, afër një shkolle në lagjen “Vasil Shanto”, me doza Cannabisi, arrestohet. 

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike. 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike afër shkollave, ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi 15 vjeç, banues në Shkodër, autor i dyshuar i rastit. 

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit, në afërsi të një shkolle, në lagjen “Vasil Shanto”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, iu gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB