Aktualitet

Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij në Itali, sekuestrohet drogë me vlerë 400 mijë euro

Gjatë operacionit autoritetet italiane, sekuestrojnë mbi 5 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë tregu 400 mijë euro.

I.F
Arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij në Itali,
Pamje nga operacioni

ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik droge. Bashkë me shqiptarin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij një 40-vjeçar italian. Gjatë operacionit autoritetet italiane, sekuestrojnë mbi 5 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë tregu 400 mijë euro.

Ata u pikasën nga autoritetet, pasi italiani po e drejtonte makinën në mënyrë të dyshimtë, gjë që bëri që efektivët të ushtronin kontroll brenda saj. Hetimet vazhduan, me autoritetet italiane që ranë në gjurmë të shqiptarit.

Në momentin kur ai u ndalua, tentoi të hidhte një zarf, brenda të cilit u gjetën 2kg kokainë. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë çoi në gjetjen e shumës së parave prej 11200 euro, si dhe gati 3 kilogramë hashash, të ndara në pako gati për shitje./ZËRI

Poll

MOS HUMB