TEPELENË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Policia bën me dije se dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit “Audi”, Dashmir Beca.
Viktima është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI