Aktualitet

U arrestua pas 29 vitesh në arrati, Policia: Ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha, autor i 3 vrasjeve në 1997 (VIDEO)

Hoxha ra në prangat e autoriteteve amerikane pas një kërkimi të gjatë nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare.

zh.ll
U arrestua pas 29 vitesh në arrati, Policia: Ekstradohet nga SHBA Sokol
sokol hoxha

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, 51-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe qëndroi për 29 vite në arrati. Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ekstardimit ditën e sotme të 51-vjeçarit, ku njofton se operacioni është zhvilluar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e SHBA-së, Anglisë dhe Belgjikës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA. Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

Hoxha ra në prangat e autoriteteve amerikane pas një kërkimi të gjatë nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai kërkohej që prej vitit 1997, për vrasje të kryera në Shqipëri dhe Belgjikë.

U arrestua pas 29 vitesh në arrati, Policia: Ekstradohet nga SHBA Sokol
sokol hoxha

Në mars të vitit 1997, Sokol Hoxha vrau dy vëllezër në Patos. Pesë muaj më vonë, ai vrau në Belgjikë një shtetase shqiptare, të cilën më herët e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Në vitin 2000, ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimin me palën belge për të koordinuar edhe vuajtjen e dënimit të dhënë në Belgjikë.

Ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Me këtë të fundit, dyshohet se Hoxha kishte lidhur martesë dhe më pas e shfrytëzonte për prostitucion. Dyshohet se prostitucioni ishte aktiviteti kryesor i Hoxhës në Belgjikë. Brunilda Dervishi u vra në një bar në Bruksel, pasi dyshohet se kishte kundërshtuar të vazhdonte t’i bindej Hoxhës.

Pasi kreu vrasjen në Belgjikë, Hoxha u arratis fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku, me një identitet tjeterë, qëndroi i fshehur dhe në arrati për rreth 29 vite.

Poll

MOS HUMB