Aktualitet

Avokati i Veliajt rekurs në Apelin e GJKKO, kërkon lirimin e kryebashkiakut: Nuk ka prova!

Bejtja është shprehur se përmes kërkesës së depozituar në Apelin e GJKKO ka apeluar vendimin e parë të caktuar më 9 shkurt ndaj klientit të tij.

I.F
Avokati i Veliajt rekurs në Apelin e GJKKO, kërkon lirimin e
Erion Veliaj

TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ermir Beta, ka dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ankimin për të kundërshtuar vendimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”. Bejtja është shprehur se përmes kërkesës së depozituar në Apelin e GJKKO ka apeluar vendimin e parë të caktuar më 9 shkurt ndaj klientit të tij. Në një pjesë të argumentave që janë bërë publike, Beta kërkon një masë më të butë për klientin e tij duke u shprehur se pretendimet e SPAK nuk janë të bazuara në prova. 

Argumentat e avokatit:

Prezumohet që z. Erion Veliaj ka favorizuar persona juridikë dhe administratorë të tyre që po hetohen për nenin 245 të Kodit Penal, pasi paskan përfituar padrejtësisht fonde apo punë publike nga Bashkia Tiranë, por ka një mungesë totale të provueshmërisë së këtij fakti penal të pretenduar, duke ia atribuuar këtë akuzë në nivel aludimesh, të pamjaftueshme edhe për standardin që kërkohet në lëndë mase sigurimi, atë të dyshimit të arsyeshëm, i cili rezulton të jetë i pabazuar në prova. Të hetuarit mohojnë çdo element kundërligjshmërie përgjatë aktivitetit të tyre lidhur me Bashkinë Tiranë dhe në tërësi vepra penale e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal nuk formësohet në asnjë prej elementeve të saj. Në të njëjtën nivel paprovueshmërie rezulton edhe fakti tjetër që z. Veliaj i atribuohet, firmosja e disa urdhrave të shpenzimeve për projekte artistiko-kulturore të financuara nga Bashkia Tiranë, ku përfitues paraqiten disa OJF apo shoqërive me përgjegjësi të kufizuar që organi i akuzës i paraqet si të zotëruara në mënyrë indirekte nga znj. Xoxa dhe familjarë të saj. Se për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë Tiranë, aktiviteteve kulturore, artistike, rinore e sportive, prej vitit 2016 e në vijim, Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë Tiranë, ka vendosur që të miratojë ngritjen e një Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky këshill organi kolegjial që vendos për miratimin e projektit konkret që do të financohet nga Bashkia Tiranë

GJKKO miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë të akuzuar se kanë korruptuar Veliajn.

SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

Poll

MOS HUMB