Aktualitet

Babë e bir kërcënuan fqinjin duke qëlluar në ajër, gjendet arma e zjarrit pranë banesës së tyre në Shkodër

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se autorët e kishin fshehur afër banesës së tyre armën e zjarrit pistoletë, që do të dërgohet për ekzaminim për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

zh.ll
Babë e bir kërcënuan fqinjin duke qëlluar në
armë zjarri-pistoletë

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka gjetur armën e zjarrit ku një 56-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij qëlluan në ajër si shenjë kërcënimi për fqinjin e tyre. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se autorët e kishin fshehur afër banesës së tyre armën e zjarrit pistoletë, që do të dërgohet për ekzaminim për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

Ngjarje ndodhin në fshatin Trush të Shkodrës, ku babë e bir qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre, ndërsa djali tjetër i familjes është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në banesën e tyre Policia gjeti dy armë gjahu me leje.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të hetimeve që po kryhen për dokumetimin e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në fshatin Trush, ku 3 shtetas dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta, bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit në pronësi të shtetasit kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre.   

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.

Dy ditë më parë policia sekuestroi dy armë gjahu dhe vuri në pranga shtetasit Ç. M., dhe D. M.,(babë e bir), gjithashtu, u shpall në kërkim dhe djali tjertër shtetasi E. M., në territorin në pronësi të shtetasit Ç. M.   

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB