
DEVOLL- Skandal në Devoll! Shefi i Policisë Bashkiake në Devoll, Klevis Hoxha është konfliktuar me qytetarët, pasi ata janë ankuar për shkak të zhurmës së lartë që vinte nga lokali i tij. Sipas një denoncimi për “JOQ Albania”, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bilisht, ku qytetarët telefonuan policinë dhe u ankuan për zhurmën që vinte nga lokali i rij.
Ndërsa, në momentin që Policia ka mbërritur në vendngjarje, Hoxha ka debatuar me banorët e pallatit dhe më pas ka dëmtuar mjetet e tyre. Bëhet me dije se efektivët kanë qenë të pranishëm, por nuk kanë reaguar ndaj kreut të Policisë Bashkiake së Devollit.
Në videon e mëposhtme dëgjohet Hoxha që i kërkon qytetares që e ka denoncuar të zbresë poshtë pallatit “Hajde dil”, dëgjohet të thojë ai. Nga ana tjetër një qytetare i kërkon atij që të ruajë qetësinë, pasi janë familjarë. Kjo sjellje duket se e ka acaruar atë dhe më pas ofendon qytetarët.
View this post on Instagram
Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve dhe të marren masa për këtë rast. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet për incidentin e ndodhur. /ZËRI