
AUSTRALI- Aktori shqiptar i humorit, Vis Pupa është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Australi. E njëjtja akuzë rëndon edhe për bashkëshorten e tij, Belina Pupa, e cila është lënë e lirë me kusht. Sipas mediave australiane, çifti po kultivonte rreth 43 bimë kanabisi në banesën e tyre, në jug të Australisë. Teksa Belina është përballur me Gjykatën, ende nuk ka asnjë shenjë nga aktori, i cili sipas hetuesëve, mund të jetë larguar nga vendi.
PJESË NGA SHKRIMI:
Influencuesja e rrjeteve sociale, terapistja dhe pronarja e një biznesi, Belina Pupa, akuzohet për kultivim të bimës kanabis. Ajo është bashkëshortja e aktorit shqiptar të humorit, Vis Pupa. Ajo akuzohet se ka kultivuar 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park - ndërsa prokurorët pretendojnë se partneri i saj dhe i bashkëpandehuri, aktori shqiptar është larguar nga vendi. Belina Pupa, 39 vjeç, krenohet në mediat sociale, ku ka grumbulluar mbi 80,000 ndjekës, teksa poston se me profesionin e saj ndihmon njerëz të të gjitha moshave për të përmirësuar mirëqenien, shëndetin e tyre fizik dhe psikologjik. Pupa, nga Semaphore, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Adelaide të martën dhe ende nuk ka paraqitur asnjë deklaratë për fajësinë e saj. Të martën, përpara magjistrates Natalie Broëne, avokati mbrojtës i Pupa kërkoi një ndryshim në kushtet aktuale të lirimit me kusht të klientes së saj, i cili do t'i lejonte asaj të udhëtonte jashtë shtetit për qëllime pune.
"I nderuar, Pupa është punonjëse sociale dhe terapiste me një biznes ndërkombëtar – ajo punon me klientë në të gjithë botën, kryesisht me prejardhje shqiptare. Klientela e saj është me bazë në Shqipëri, Amerikë dhe Australi. Ajo udhëton rreth tre muaj të vitit për t'u kthyer në Shqipëri, ndërkohë që ka edhe punën e saj në televizion. Ajo ka një prani mjaft të madhe online në lidhje me biznesin e saj.”

Psikologia Pupa, themeluesja e “One Healthy Mind”, ka lidhje me Shqipërinë dhe është shfaqur në një numër lajmesh televizive. Në faqen e saj të internetit, ajo e përshkruan veten si dikush që ka përvojë në drejtimin dhe transformimin e shërbimeve të shëndetit mendor si në Shqipëri ashtu edhe në Australinë Jugore. Uebsajti i saj tregon gjithashtu se Pupa ishte profesoreshë në Universitetin e Drejtësisë në Shqipëri, këshilltare për pasuri të paluajtshme dhe financa në SHBA, si dhe këshilltare familjesh në Adelaide.
Pupa e kultivoi marihuanën midis 1 janarit dhe 4 prillit të këtij viti. Por të martën, prokurorët kundërshtuan kërkesën e Belinës për lirim me kusht si për shkak të seriozitetit të akuzave, ndërsa bashkëshorti i saj, aktori është ende në arrati.
“Ne po kërkojmë partnerin e të pandehurës dhe kemi informacione që sugjerojnë se ai është larguar nga vendi,”-tha gjyqtari.
Në këto kushte, Broëne e shtyu çështjen dhe e la Pupën në liri, por me kusht që të paraqitet përsëri në gjykatë javën e ardhshme./ZËRI