Aktualitet

Bllokimi i pagave të gjyqtarëve, SPAK merr në pyeteje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

Drejtoreshës së Thesarit i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave.

F.I
Bllokimi i pagave të gjyqtarëve, SPAK merr në pyeteje
foto ilustruese

TIRANË-Në vijim të hetimeve lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve, SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Drejtoresha e Thesarit është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave.

Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme dhe po pyetet si deklaruese. Bllokimi i pagave të magjistratëve po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë, 17 shtator agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë dhe në Ministrinë e Financave, ku u kryen veprime për sekuestrimin e dokumenteve dhe korrespondencës institucionale që lidhen me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Krahas hetimit të nisur, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në mesnatë me 84 vota projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë.

Poll

MOS HUMB