Aktualitet

Atentat ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare, urdhri u dha nga Klod Cara, autorët djegin makinën

Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin 10 klientë, të gjithë shqiptarë.

F.I
Atentat ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e
pamje nga vendngjarja

GREQI-Një atentat me armë zjarri është regjistruar pak para mesnatës së 25 shtatorit ndaj një lokali në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku si pasoj një vjaza e pronarit shqiptar 10-vjeç ka mbetur e plagosur, raporton Protothema.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën Agorakritou nr. 32, kur persona të panjohur me një makinë kaluan jashtë kafenesë “Amora” dhe qëlluan drejt fasadës së biznesit në pronësi të Denis Lulit. Nga të shtënat mbeti e plagosur në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës, vajza 10-vjeçare e pronarit të kafenesë. E mitura u dërgua menjëherë nga nëna e saj në Spitalin e Fëmijëve. 

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës dhe më pas u larguan nga vendngjarja. Në momentin e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin 10 klientë, të gjithë shqiptarë. Makina e përdorur në sulm, sipas informacioneve, u gjet e djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropirgos. Brenda automjetit u gjet një kallashnikov.

Shkaqet e sulmit nuk janë sqaruar ende, megjithatë, oficerët e policisë që po merren me çështjen besojnë se urdhri për të shtënat është dhënë nga një i burgosur në burg. Dyshohet se urdhri për atentatin është dhënë nga burgu, prej Klodian Lekocaj, i njohur si Klod Cara një emër shumë i njohur për policinë greke.

Lekocaj është i njohur për veprat e tij penale edhe brenda burgut. 49-vjeçari akuzohet për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ka pranuar fajësinë e plagosjes së bashkëkombasit të tij. Së fundmi Cara më 14 shkurt mori përsipër porositjen e vrasjes në qeli të bashkëatdhetarit të tij, 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. 

Poll

MOS HUMB