Politikë

Deri më 25 shkurt afati, PS dhe PL kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet 2025

Në dokumentin e depozituar në KQZ, mban firmën e drejtuesit të partisë politike

I.F
Deri më 25 shkurt afati, PS dhe PL kërkesë në KQZ për
Edi Rama dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka dërguar në vendin e presidentit Ilir Meta, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas PL-së, ka depozituar kërkesë edhe Partia Socialiste për t’u regjistruar në zgjedhje. Socilistët do të garojnë në këto zgjedhje me emrin e kryetarit të tyre, Edi Rama. Krahas kërkesës së depozituar nga të dyja partitë është edhe dokumenti që vërteton se ato janë të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në shkresat e depozituara janë edhe deklaratat e angazhimit të kryetarëve të partive politike me Model KQZ-04-02 dhe deklaratë për hapje llogarie të posaçme bankare të partisë politike Model KQZ-04-03.

Deri më 25 shkurt afati, PS dhe PL kërkesë në KQZ për

Deri më 25 shkurt afati, PS dhe PL kërkesë në KQZ për

Deri më 25 shkurt afati, PS dhe PL kërkesë në KQZ për

Deri më tani, kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar:

Partia Socialiste

Partia e Lirisë

Shqipëria bëhet

Lëvizja Bashkë

Partia Demokratike

Nisma Thurje

Partia Unitetet Kombëtar

Partia Balli Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat

Partia Konservatore, Partia Mundësia

Partia Kristian Demokratike

PDK

Partia e Legalitetit

Gjatë një konference, Ilirjan Celibashi bëri me dije se afati për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit është deri më 25 shkurt. Celibashi informoi kolacionet qeveritare mund të regjistrohen deri më 7 mars. Ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 12 mars për të depozituar listat shumë emërorë të kandidatëve. Verifikimi i dokumenteve të kandidatëve pritet të përfundojë deri më 17 mars, e më datë 25 do të përfundojë afati i miratimit të listave shumëemërore. Me nisjen e muajit prill, nis edhe fushata zgjedhore që do të zgjasë deri më 10 maj; të nesërmen ka zgjedhje!/ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB