Aktualitet

Dhunuan hetuesit e BKH-së në Fier/ Prokuroria dërgon për gjykim dy nipërit e Agron Kapllanajt: Iu bënë pritë efektivëve dhe...

Këta dy të fundit, së bashku me Gerald kollçakun, i cili gjithashtu është dërguar për gjykim, goditën efektivët e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së gjatë një operacioni të SPAK-ut në Fier në muajin prill. 

zh.ll
Dhunuan hetuesit e BKH-së në Fier/ Prokuroria dërgon për
Agron Kapllanaj

FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dy nipërit e ish-deputetit Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Kaludio Kapllanaj dhe një tjetër, Gerald Kollçakun. Këta 3 të fundit, goditën efektivët e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së gjatë një operacioni të SPAK-ut në Fier në muajin prill. Më datë 15 prill, efektivët dhe hetuesit e BKH-së janë ndjekur dhe ndaluar nga të pandehurit. Pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, 3 të akuzuarit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Dy nipërit e ish-kryebashkiakut Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Njoftimi:

Goditën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasit K.K., L.K., dhe G.K. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt shtetërore, autoritetin shtetëror dhe shëndetin e personave që kryejnë një detyrë shtetërore, nga veprimet kriminale.

Poll

MOS HUMB