Aktualitet

Vrau biznesmenin italian për dritat e gjata, Gjykata merr vendimin për Kamber Sulçaj, autori "kyç" gojën në gjyq

Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë ishin 22 policë, teksa 48-vjeçari mbërriti mëngjesin e sotëm. 

zh.ll
Vrau biznesmenin italian për dritat e gjata, Gjykata merr vendimin për
Kamber Sulçaj-Edoardo Sarchi

GJIROKASTËR- Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg pa afat" për Kamber Sulçaj, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenin italin, Edoardo Sarchit. Nën masa të forta sigurie, 48-vjeçari Sulçaj u paraqit sot para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë.

Në seancën me dyer të mbyllura, burime për mediat bëjnë me dije se i pandehuri Kamber Sulçe ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë gjithë seancës dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë përpara trupit gjykues. Ndërsa avokati i tij, Arsenal Zotaj, theksoi se vetëdorëzimi i klientit të tij përbën një rrethanë lehtësuese që duhet marrë në konsideratë nga gjykata. Pas shpalljes së vendimit, avokati bëri me dije se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Sulçaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh. Autori është dorëzuar bashkë me armën me të cilën ka kryer krimin, ndërsa nuk ka pranuar të japë deklarime për Policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.

"Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit", mësohet se të jetë shprehur 48-vjeçari.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së 27 shtatorit, ku dyshohet se ka qenë një sherr banal për dritat e gjata të makinës që ka çuar në vrasjen e 44 vjeçarit italian.

Sulçaj i bezdisur nga dritat e automjetit që drejtonte Sarchi dhe tre miqtë e tij shqiptarë - Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi - u hakmor me një armë zjarri. Nga hetimet ka rezultuar se Kamber Sulçaj fillimisht është konfliktuar verbalisht, me biznesmenin italian Edoardo Sarchi dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas, Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën biznesmeni italian./ZËRI

Poll

MOS HUMB