Aktualitet

Dita 3 para Kryeministrisë/ "Qëndrestarët ia dalin"! S'dorëzohet Lapaj, akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës...

Në ditën e 3, i rrethuar nga qytetarë të ndryshëm, Lapaj shprehet i vendosur për të vazhduar qëndresën, duke theksuar se qëndrestarët dalin gjithmonë fitimtarë.

zh.ll
Dita 3 para Kryeministrisë/ "Qëndrestarët ia dalin"!
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, po vazhdon protestën e tij tashmë prej 3 ditësh përpara godinës së Kryeministrisë. Lapaj e nisi protestën i vetëm mbrëmjen e 8 dhjetorit, ndërsa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar që prej ditës së parë. Në ditën e 3, i rrethuar nga qytetarë të ndryshëm, Lapaj shprehet i vendosur për të vazhduar qëndresën, duke theksuar se qëndrestarët dalin gjithmonë fitimtarë.

Përmes një lidhje-direkte në rrjete sociale, Lapaj u bën thirrje qytetarëve për t'i bashkuar në qëndresë, pasi vetëm ashtu do t'i detyrojnë të dorëhiqen. Teksa u drejtohet qytetarëve, Adriatik Lapaj, solli shembull të qendresës rastin e protestave në Bullgari ku u arrit shembja e qeverisë. 

Lapaj nuk la pa përmendur as aleatin e tij, Endri Shabani, i cili po qarkullon si emri kadidat që mund të sigurojë edhe firmat e socialistëve për Avokat të Popullit. Lapaj e quan Shabanin shërbëtor të Ramës, ndërsa votimin e tij në Kuvend e cilëson një akt të turpshëm. 

"Dita e 3 dhe 72 orë pa ndalim. Do vazhdojmë pa ndalim. Nuk ka asnjë rast histori botërore ku sistemet janë luftuar nëse nuk ka sakrificë. Ndaj, duhet sakrificë dhe sakrifica jonë dëshmon se jemi e ardhmja dhe opozita që këta nuk e kanë kapur. Qëndrestarët ia dalin gjithmonë, sepse mbjell në zemrat e njerëzve farën e ndryshimit. Kjo që po bëjmë është një farë që po mbjellim për të siguruar një ndryshim të madh në ardhmen e afërt të Shqipërisë. Sot në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në në fillim me atë qëllim.

Pak muaj më parë, Edi Rama më dërgoi njerëz për t'u bërë bashkë me të, e refuzova me bindjen se nuk mund të isha tradhtar i kauzës së qytetarëve. Ofruan postin e zv.kryeministrit, i thashë jo, ofruan dy minitri plus, i thashë jo. Jam i bindur që me qëndresë po i detyrojmë të dorëhiqen. Jam i bindur që ky grup këtu po mbjelll farën e qëndrestarëve që do të mbushin sheshin. Shqipëria nuk mund të zbrazet e tu lihet hajdutëve.", u shpreh Lapaj.

Gjatë mbrëmjes së 2 të protestës, Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë. 

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB