KOSOVË-Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë arritur në Prishtinë pas gjyqit në Hagë. Duke folur për mediat, Endrit Thaçi e cilësoi Dhomën e Specializuar si “gjykatë kriminale” dhe tha se pret që vendimi të ndryshojë në shkallën e Apelit.
“Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai.
Ndërkohë Klestor Veseli u shpreh optimist se situata do të ndryshojë në procesin e Apelit, ndërsa falënderoi qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët për mbështetjen.
“Na jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë gjithkund edhe kanë ardhë pas neve. Ju faleminderit shumë”, u shpreh Klestor Veseli.
View this post on Instagram
Haga dënoi me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.