Aktualitet

"Djali kalo mbrapa të lutem"/ Makina "shoshë" nga plumbat, një nga kufomat ende në tokë...ç'la pas masakra e Dobraçit

Siç duket edhe nga pamjet, e vetmja gjë që ka mbetur në vendin e ngjarjes është mjeti tip "SClass" me targa kroate, me të cilën udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

k.m.
"Djali kalo mbrapa të lutem"/ Makina "shoshë" nga
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- ZËRI ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi masakra e Dobraçit, ngjarje që i ka marrë jetën dhe një gruaje që u ndodh me të shoqin në vendin dhe në kohën e gabuar. Siç duket edhe nga pamjet, e vetmja gjë që ka mbetur në vendin e ngjarjes është mjeti tip "SClass" me targa kroate, me të cilën udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Mjeti është bërë "shoshë" nga plumbat e kallashnikovit që i morën jetën drejtuesit të mjetit. Por nga sa raportohet edhe Bushati është në gjendje të rëndë për jetën.

VIDEOJA NGA VENDI I NGJARJES:

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe kufoma e Flutura Bashës, një grua krejt pa faj që po udhëtonte me motoçikletë me të shoqin e saj pa e ditur që po shkonte drejt vdekjes. Ajo dhe i shoqi janë përplasur nga "Benzi" që kishte humbur kontrollin pasi shoferi ndërroi jetë nga plumbat. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa i shoqi po lufton ende me vdekjen në spital. Një detaj tjetër që vihet re janë edhe forcat e Policisë së Shtetit që kontrollojnë zonën për plumba./ZËRI

Poll

MOS HUMB