Aktualitet

DOKUMENTI! Treska nuk njeh zgjedhjet, Këshilli Kombëtar vendos pavlefshmërinë e procesit

Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro, në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur shumica e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe Këshillin e ri Kombëtar.

F.I
DOKUMENTI! Treska nuk njeh zgjedhjet, Këshilli Kombëtar vendos
Brunilda Laboviti dhe Valbona Treska

TIRANË-Drejtimi i Urdhri i Psikologut është përballur me kundërshtime dhe incidente. Presidentja aktuale e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk njeh zgjedhjet edhe procedurialisht. Përmes një vendimi të marrë me 8 vota pro, në Këshillin Kombëtar të institucionit kanë vendosur pavlefshmërinë e procesit për shkak se nuk është arritur shumica e thjeshtë për të zgjedhur presidentin e ri dhe Këshillin e ri Kombëtar.

“Sipas Regjistrit të anëtarëve aktivë me të drejtë vote të Urdhrit të Psikologut në datën 05.06.2025 rezulton se në momentin e votimit Asambleja Kombëtare përbëhet nga 1480 anëtarë. bazuar në procesverbalin e Komisionit Zgjedhor të datës 05.06.2025 rezulton se kanë marrë pjesë në votim 451 anëtarë. Në këto kushte, bazuar në Ligjin 40/2016, neni 15, pika 3, gërma a), konstaton se nuk është arritur shumica e thjeshtë e të gjithë anëtarëve për të zgjedhur Presidentin dhe Këshillin Kombatër.”, thuhet në vendim.

Brunilda Laboviti është zgjedhur Presidentja e re e Urdhrit të Psikologut me 238 vota, por nuk është lejuar të marrë detyrën.  Presidentja e mëparshme Valbona Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit. E kontaktuar nga ZËRI, znj.Treska, deklaroi se derisa të shprehen organet përkatëse të Urdhrit, ajo do të vazhdojë të jetë në detyrë. E pyetur për vlefshmërinë e kuorumit, Treska tha se nuk është në pozicionin e duhur për të dhënë një mendim të prerë por tha se regjistri i anëtarësisë është publik dhe janë 1480 anëtarë. 

Ndërkohë mbledhja e planifikuar më 13 qershor e Këshillit që do të vuloste zgjedhjet e 5 qershorit, nuk u zhvillua. Urdhri i Psikologut kishte mbyllur derën. Siç duket mes Labovitit dhe Presidentes aktuale, Valbona Treska, përplasjet do të vijojnë./ZËRI

 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB