Aktualitet

'Dorë' në ekzukutimin e çiftit Mujeci! Adriano Mhillaj në kërkim që nga janari, kanosi me armë një 32-vjeçar

22-vjeçari rezulton të kishte në pronësi automjetin 'Audi A4', i cili u përdor për të vëzhguar lëvizjet e Kreshnik Mujecit.

F.I
'Dorë' në ekzukutimin e çiftit Mujeci! Adriano
viktimat dhe autorët

LEZHË-Dy ditë nga atentati që tronditi Lezhën, ku u ekzekutua çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, ende nuk ka anjë gjurëm nga autorët, Adriano Mhillaj 22 vjeç, Renato Mhillaj 23 vjeç dhe Florin Mhillaj 36 vjeç. 

Adriano Mhillaj, 22 vjeç, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Balldren, rezulton se ishte në kërkim që prej 16 janarit 2026 edhe nga Policia e Shkodrës për veprat penale “kanosje me armë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Ngjarja ndodhi te “Kryqëzimi i Vinotekës” në Shkodër, ku pas një konflikti, Mhillaj dyshohet se kanosi me armë Eduard Kësallën.

Kësalla u arrestua rreth tre javë më parë në zonën e Freskut, në Tiranë, gjatë një operacioni policor të koduar “Operacionalja 89”. Adriano Mhillaj vijon të jetë ende në arrati për këtë ngjarje, si edhe shpallur në kërkim edhe nga Policia e Lezhës për ekzekutimin e çiftit Mujeci.

22-vjeçari rezulton të kishte në pronësi automjetin 'Audi A4', i cili u përdor për të vëzhguar lëvizjet e Kreshnik Mujecit. Ky mjet është i njëjti me atë që është përdorur edhe në përplasjen me armë të ndodhur më 16 janar 2026 mes Mhillajt dhe Kësallës.

Çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e 26 prillit n rrugën Balldren-Torovicë. Në kërkim si autorë të ngjarjes janë shpallur Adriano Mëhilli 22 vjeç, Renato Mëhilli 23 vjeç dhe Florin Mëhilli 36 vjeç. Renato Mëhilli është djali i Genc Mëhillit të vrarë në vitin 2016, ndërsa Adriano dhe Florin janë dy nipat e tij. Viktima Mujeci, së bashku me dy vëllezërit e tij, Lin Mujeci dhe Jozef Mujeci, dyshohen për vrasjen e Gegë Mëhilli, i njohur dhe si Gent Mëhilli. Për të kryer ekzekutimin e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, autorët kanë përdorur dy automjete, një 'Audi A4' dhe një 'Volkswagen'. Me mjetin 'Audi A4' është mbajtur në vëzhgim Kreshnik Mujeci, ndërsa mjeti tip “Volkswagen”, pa targa, i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti Mujeci dhe është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Poll

MOS HUMB