Aktualitet

Fshihej mes Brazilit dhe Paraguait! Del FOTOJA e Ervin Matës, 2 vite në 'lupë' nga autoritet shqiptare

Po ashtu gjatë arrestimit Matës iu gjet edhe një pasaportë false bullgare, e cila kishte skaduar në vitin 2024, ndërsa karta e identitetit bullgare ishte e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar. 

F.I
Fshihej mes Brazilit dhe Paraguait! Del FOTOJA e Ervin Matës, 2 vite
Ervin Mata

BRAZIL-Është publikuar fotoja e Ervin Matës i cili u arrestua në Brazil. 39 vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguait. Në momentin që u ndalu, Mata i dorëzoi policisë vendase dokumente të falsifikuara të Paraguait me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar, mjet identifikimi që skadonte në 2030-ën.

Po ashtu gjatë arrestimit Matës iu gjet edhe një pasaportë false bullgare, e cila kishte skaduar në vitin 2024, ndërsa karta e identitetit bullgare ishte e vlefshme deri në vitin 2029, gjithashtu të falsifikuar. Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin Matës në disa vende të Amerikës Latine. Gjatë arrestimit në periferi të San Paolos, ai u kap me disa shtetas të tjerë, pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. 

Më 20 nëntor 2023, SPAK firmosi një urdhër-arresti për Ervin Matën në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, që goditi një rrjet të gjerë trafikantësh droge. Gjatë bisedave të përgjuara në aplikacionin Sky ECC, Mata rezulton se kishte trafikuar një sasi prej 250 kg kokaine nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani. Në një nga bisedat, Mata u tregon bashkëpunëtorëve se i janë sekuestruar 240 kg kokainë, dhe se do të dilte në gazetë ditën pasardhëse. Po ashtu, Mata akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga aktiviteti kriminal, si dhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e vrasjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB