Aktualitet

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO)

Gjyli mbërriti në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderaj, si dhe nga një efektiv policie, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

zh.ll
Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për
gentian gjyli ne spak

TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, ku bashkë me ish-zyrtarin Erald Elezi është njoftuar për zgjatjen me tre muaj të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas përllogaritjeve, hetimet zgjaten deri më 10 tetor.

Gjyli mbërriti në Prokurorinë e Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderaj, si dhe nga një efektiv policie, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), pasi akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku.

Më 17 prill, SPAK dha pretencën për ish-drejtorët e ARRSH, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli dhe për ish-kreun e KESH. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 10 vite burg për Evis Berberin për shkelje të barazisë në tendera në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod. 

Përveç dënimit me burg, është kërkuar edhe ndalimi për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike. SPAK kërkoi edhe konfiskimin e parave të sekuestruara në banesën e Ervis Berberit.

Për Gentian Gjylin SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Provat ndaj Gjylit dhe Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili gjithashtu është nën hetim për këtë dosje. SPAK mori të pandehur edhe Belinda Ballukun në 31 Tetor, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë./ZËRI

Poll

MOS HUMB