Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha në bankën e të akuzuarit, GJKKO cakton datën e nisjes së gjyqit

Gjyqi do të nisë më 30 qershor, ora 10:00, kur edhe do të zhvillohet seanca e parë.

k.m.
Dosja “Partizani”/ Berisha në bankën e të akuzuarit,
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për nisjen e gjyqit në dosjen “Partizani”. Gjyqi do të nisë më 30 qershor, ora 10:00, kur edhe do të zhvillohet seanca e parë. Pasi u caktua data, Gjykata ka dërguar fletëthirrjet për të njofruar palët midis tyre avokatët dhe të akuzuarit për caktimin e datës të gjyqit të themelit.

Lidhur me datwn e gjyqit, kryedemokrati Berisha tha sot nw njw konferencw pwr mediat se ende nuk e ka marrw vendimin e zbardhur. 

"Së pari, komenti im është vetëm ky: personalisht ne të interesuarit dhe trupa e mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin. A mund të imagjinoni ju? Edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen nga konsulta me avoketërit, e cila është jashtë kësaj salle,"-tha Berisha.

Për dosjen "Partizani", Elsa Ulliri është caktuar gjyqtare, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Me nisjen e gjyqit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë 'Homeplan', Andia Pustina.

Të pandehurit e dosjes “Partizani” dhe akuzat:

-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
-Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”
-Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”
-Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në muaj. Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./ZËRI

Poll

MOS HUMB