Aktualitet

“Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në GJKKO kërkon pavlefshmëri të akteve, SPAK: Duhet kohë

Njejtë si në seancat e kaluara Berisha nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar nga avokatët e tij.

F.I
“Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në GJKKO kërkon
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca e radhës gjyqësore për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe për tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Njejtë si në seancat e kaluara Berisha nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar nga avokatët e tij.

Sokol Hazizaj, avokati i të pandehurit Fatmir Bektashit dhe përfaqësues ligjor i kompanise “Homeplan” kërkoi pavefsshmëri të akteve. Edhe avokatja e Andia Pustinës, Klodjana Gjyzari kërkoi pavlefshmëri të akteve. Ndërkohë, Prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi kohë për t'u shprehur për kërkesat e bëra nga ana e mbrojtjes së të pandehurve. "Do të shprehem në seancën e radhës".

Në këto kushte seanca është shtyrë dhe do të bahet më 13 tetor. Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB