Aktualitet

'Dashuri platonike'! Arrestohet psikiatri nga Kosova, përndoqi moderatoren sportive

Moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

F.I
'Dashuri platonike'! Arrestohet psikiatri nga Kosova, përndoqi
Behar Kamberi dhe Albana Bejko

TIRANË-Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Top Channel shkruan se Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Poll

MOS HUMB