Aktualitet

Droga 10 mijë euro mbërriti me postë nga Kandaja, 23-vjeçari dibran do e shpërndante në Tiranë, policia i "prish" planet (EMRI-VIDEO)

Domeniko Cibaku u kap në flagrancë në lagjen "5 Maji", ndërsa dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 mijë euro erdhi me postë Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet e kësaj zone.

zh.ll
Droga 10 mijë euro mbërriti me postë nga Kandaja,
drogaa xhelatine-23 vjecari

TIRANË- Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap me 1.54 kg kanabis në formë xhelatine e ardhur me postë nga Kanadaja. Domeniko Cibaku u kap në flagrancë në lagjen "5 Maji", ndërsa dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 mijë euro erdhi me postë Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet e kësaj zone.

Burimet kanë zbuluar detaje nga operacioni i policisë ku u arrestua 23-vjeçari nga Dibra, teksa bëjnë me dije se i riu rezulton me precedent penal, por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike. Mësohet se i riu ndihmohej nga një person tjetër, i cili është i shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.

Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB