Aktualitet

Benet Beci i pandehur për herë të dytë, si e “dogji” Evis Berberi: 500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 për ne me dy klasë shkollë (AFERA)

Benet Beci akuzohet për një tender me vlerë 700 mijë euro apo 700 milionë lekë, me objekt zhvillimin e sektorin energjitik, kur kryebashkiaku ka qenë në krye të KESH.

zh.ll
Benet Beci i pandehur për herë të dytë, si e
ervis berberi-benet beci

TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ka qëndruar për rreth 2 orë. Becit i është komunikuar mbyllja e hetimeve dhe ëshë marrë zyrtarisht i pandehur.

Për çfarë akuzohet kryebshkiaku socialist? Benet Beci akuzohet për një tender me vlerë deri në 800 mijër euro, me objekt zhvillimin e sektorin energjitik, kur kryebashkiaku ka qenë në krye të KESH. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në dhjetor të vitit 2019, ku e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.

Si ra në "rrjetën" e SPAK Benet Beci? Gjithçka nisi gjatë hetimeve për ish-drejtorin e rrugëve Evis Berberi, telefoni i të cilit i sekuestruar, rezulton të ketë qenë një 'minierë' informacionesh që zbuloi lidhjet dhe rolet deri të zyrtarët më të lartë. Gjithashtu, është sekuestuar edhe telefoni i bashkëshortes së Berberit, që në fakt ka qenë ai që ka nxjerrë zbuluar ish-drejtorin e KESH-it. 

Në lojë hyn një tender me vlerë 832 mijë euro të zhvilluar nga KESH, ku bshkëshortja e Berberit ishte caktuar kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit. Por, në studimin e tenderit që do të kryehej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit, del dhe emri i Becit, pasi ëshë kontaktuar nga Berberi dhe t'i komunikuar përqindjen e fondit që fitonin.

"500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë", është ky mesazhi i gjetur nga SPAK, që implikon direkt Becin. Por, nuk është i vetmi. 

"Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik", tenderi me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar, që bashkë me TVSH arrinte vlerën 834 mijë euro, u shpall nga kESH më 13 janar të vitit 2020. Për këtë tender, në garë ishte vetëm një ofertë, ajo e kompanisë në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari "Consulting & Management Albania SHPK". Kompania e Myftarit ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa TVSH ose sa 99.8 për qind e fondit limit, dhe një ditë pas tenderit, u shpall fituese.

Pjesëmarrja në tender si kompania e vetme me ofertë, ngre dyshimet se "Consulting & Management Albania SHPK" do të shërbente si 'ura' e kalimit të shumës së parave "500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë", njëjtë siç Berberi ia propoznte më herët në nesazhe Becit.

Vitin që lamë pas, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u paraqit disa herë në SPAK për t'u marrë në pyetje, madje pati aludime se ndaj tij ishte ngritur akuzë. Asokohe u tha se ndaj Becit kishte nisur një hetim pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së Evis Berberit, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas saj, ka patur komunikime që lidhen me Becin, pasi e shoqja e Berberit punonte në KESH, institucion që dikur drejtohej nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës. Por edhe pse vizitat e Becit në SPAK kanë qenë që në nëntor, deri më sot nuk ka pasur asnjë njoftim se ai është nën akuzë për veprat penale të lartpërmendura./ZËRI

Poll

MOS HUMB