Aktualitet

Dyshimet për hakmarrje: Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi, pista e hetimit....deri tek 'Tani i Ruzhdiut'?

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, megjithëse deri më tani po hetohen disa pista

zh.ll
Dyshimet për hakmarrje: Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi, pista e
beqir devolli-pamje nga vendngjarja

GJIROKASTËR- Beqir Devolli, i cili mbeti i vrarë nga shpërthimi i "Benzi"-it në Gjirokastër, është ndjekur për rreth 3 kilometra para se të shpërthente automjeti i tij. Sipas burimeve, ndjekja ndaj tij ka nisur që nga zona e Viroit dhe ka përfundoi në bulevardin “18 Shtatori” ku ndodhi shpërthimi. Autorët kanë pritur që të zbrazej rruga dhe kanë aktivizuar shpërthimin me tritol duke e hedhur makinën në erë. 

Para se të ndodhte ngjarja, 45-vjeçari i njohur me nofkën "Çilo Hundëderri", kishte pirë kafe me një shok dhe më pas ka hipur në makinë për t'iu drejtuar banesës së tij. Më pas, gjatë rrugës, rreth 700 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi, në automjet ka hipur edhe Erigels Mela. 

Burime bëjnë me dije se të dy ata, Devolli dhe Mela, kishin qenë nën kërcënime. Një vit më parë, mjeti i Erigels Melës, tip "Range Rover" u përfshi nga zjarri. Ndërkohë që Devolli ka qenë nën "arrest shtëpie" në Tiranë për dy vjet. 

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, megjithëse deri më tani po hetohen disa pista. Njëra pistë e lidh atë me aktivitetin e viktimës jashtë Shqipërisë, pasi dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi. Ndërsa, një nga pistat që po hetohet është ajo e një hakmarrjeje të mundshme, e lidhur me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë, rreth dy javë më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB