Aktualitet

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit të Wizz Air, kompania: E pavërtetë

Në përmbajtjen e publikuar përfshihen gjithashtu të dhëna personale të stafit dhe klientëve të linjës ajrore.

Redaksia Zëri
E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi i famshëm i hakerëve “Stormous” deklaroi se ka sulmuar sistemet e kompanisë Wizz Air, duke njoftuar se ka rrëmbyer rreth 22 GB të dhëna të ndjeshme që përfshijnë informacione të kompanisë, punonjësve dhe klientëve. Përmes kanaleve të tyre online, Stormous publikoi disa mostra të materialeve të vjedhura, të cilat përfshijnë raporte të brendshme të kompanisë, dokumente operacionale, certifikata të operatorëve ajrorë për punonjësit dhe palët e tjera të lidhura me operacionet e tyre.

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit
Postimi

Në përmbajtjen e publikuar fillimisht në muajin mars nga mediat e huaja e më pas nga skyweb, përfshihen gjithashtu të dhëna personale të stafit dhe klientëve të linjës ajrore.

Në lidhje me shkrimet e publikuara në media, kompania V+O Communication e cila punon me 'Wizz Air' pretendon se janë të pavërteta dhe iu referohen burimeve jo-zyrtare. 

"Pas një verifikimi të menjëhershëm me kompaninë Wizz Air, përjashtohet kategorikisht prania e një sulmi kibernetik në sistemet e brendshme të të dhënave së kompanisë, lidhur me punjësit dhe pasagjerët. Lajmi I shpërndarë është I pavërtetë dhe nga burime jo-zyrtare,"-thuhet sqarohet nga kompania e Agjencisë Ndërkombëtare të Marrëdhënieve me Publikun, V+O Communications.

E BUJSHME/ Hakerat vjedhin të dhënat e klientëve dhe stafit
SQARIMI

Stormous është një grup hakerësh i njohur për sulme të profilit të lartë dhe ka qenë më herët i lidhur me incidente të tjera të ngjashme në sektorë të ndryshëm.

Poll

MOS HUMB