TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë pasdite te rrethrrotullimi i Rinasit. Bëhet me dije se një person ka përplasur 4 automjete dhe më pas ka dalë nga makina duke kërcënuar njerëzit me hanxhar. Sipas denoncimit të një qytetari për “JOQ Albania”, 3 efektivë të Forcave të Armatosura janë ndodhur në vendngjarje dhe ndërhynë menjëherë. Ata kanë neutralizuar autorin dhe i kanë marrë hanxharin dhe e kanë mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë. Deri më tani nuk ka informacione rreth identitetit të personit të ndaluar nga efektivët.
“Joq pershendetje! Kam nje rast qe dua ta publikoni urgjent ju lutem! Para 20 min ne rrugen e rinasit ishte nje person me nje hanxhar ne dor qe kishte perplasur disa automjete dhe kercenonte kalimtaret e rastit me hanxhar. Aty rastesisht ishin 3 efektiva te forcabe te armatosura me saktesisht me sa morem vesh ishin efektiv te forcave speciale te marines detare grupit te bordingut qe nderhyn dhe e neutralizuan duke i hequr hanxharin qe mbante ne dor dhe i vun prangat dhe e mbajten te neutralizuar deri sa erdhen policia qe ben shoqerimin e tij. Ishte diku 300 m larg mbikalimit te rinasit. Ata cunat e ushtris ishin rastesisht aty. Ai kishte perplasur 4 automjete tjera dhe kishte dal me hanxhar ne dor dhe ndiqte njerezit e rastesishem aty”, thuhet në denoncimin e bërë nga qytetari./ZËRI