Aktualitet

E rëndë! Digjet banesa në Elbasan, ndërron jetë e moshuara, mbeti e bllokuar brenda

75-vjeçarja ishte e paralizuar dhe jetonte vetëm

F.I
E rëndë! Digjet banesa në Elbasan, ndërron jetë e
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një e moshuar është djegur në banesën e saj. Shtëpia ku jetonte e moshuara, në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh, është përfshirë nga flakët dhe si pasojë 75-vjeçarja, ka humbur jetën. 

E moshuar, e cila ishte e paralizuar jetonte vetëm në banesë. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot te evitonte tragjedinë. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndije elektrike.

"Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit,"-njoftoi Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB