Aktualitet

E rëndë në Vlorë, burri godet gruan me sqepar në kokë

Gruaja është është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa Policia ka shoqëruar autorin në Komisariat.

F.I
E rëndë në Vlorë, burri godet gruan me sqepar në
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë. Pas një konflikti, bashkëshorti dyshohet se ka goditur gruan e tij me sqepar, në pjesën e ballit. Gruaja është është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa Policia ka shoqëruar autorin në Komisariat. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Poll

MOS HUMB