Aktualitet

Në Durrës hidhen fishekzjarre, në Tiranë protestuesit i shkojnë te Drejtoria e Policisë, si u prit arrestimi i Ergys Agasit

Arrestimin e tij qyteti bregdetare e priti duke hedhur fishekzjarre, ndërsa në Tiranë protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë, aty ku u shoqërua fillimisht Agasi. 

F.I
Në Durrës hidhen fishekzjarre, në Tiranë protestuesit i
Ergys Agasi

DURRËS-Pas tetë muajsh në arrati, biznesmeni Ergys Agasi u vendos në pranga mbrëmjen e 26 gushtit në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimin e tij qyteti bregdetare e priti duke hedhur fishekzjarre, ndërsa në Tiranë protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë, aty ku u shoqërua fillimisht Agasi. 

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, protestuesit kanë vijuar tubimin përpara ambienteve të policisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Agasit.

“O Ergys, o legen, prite Ramën se po vjen!”, kanë thirrur protestuesit para DVP Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit dhe e ndoqën atë deri në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë ndodhej po ashtu edhe ish-polici i shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku. ZËRI ndau pamjet hap pas hapi nga arrestimit i tij, deri në shoqërimin në ambjentet e Bllokut të Sigurisë në Tiranë.

Poll

MOS HUMB