Aktualitet

E rëndë në Vlorë, era e fortë rrëzon gruan në Bulevard, humb jetën

Një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor në Vlorë

E.K
E rëndë në Vlorë, era e fortë rrëzon gruan në
foto nga vendngjarja

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku një grua rreth moshës 50 vjeç duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali”, është rrëzuar përtokë si pasojë e erës së fortë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Paraprakisht vdekja dyshohet është shkaktuar nga përplasja e kokës në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.

Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

Poll

MOS HUMB