Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit

Sipas njoftimin zyrtar, seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

zh.ll
Vrasja e Mondi Mëhallës, caktohet data për dhënien e
mondi mehalla-pamje nga ngjatrja

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar datën 5 dhjetor, ora 10:00, për mbajtjen e seancës gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla. Sipas njoftimin zyrtar, seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Lidhur me Nevzat Spahon, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit, nuk rezulton që Porkuroria të ketë depozituar kërkesë për caktim mase sigurie. 

"Nga kontrolli ushtruar në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore rezulton se, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për masat e sigurimit për shtetasit Xh. A dhe K. P. me objekt ” Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi” për të cilat është caktuar seanca më datë 05.12.2025 ora 10:00. Seanca e masave të sigurimit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në lidhje me kërkesën për shtetasin N.S. nga kërkimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që të jetë depozituar kërkesë në lidhje me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktim mase sigurimi. Faleminderit", thuhet në njoftimin zyrtar. 

Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Në pranga është vendosur edhe Nevzat Spaho.

Në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor, Arani shihet duke marrë markinën tip Audi nga parkimi, ndërsa më pas makina u përdor për largimin e vrasësve të biznesmenit në drejtim të Librazhit, ku dhe mjeti u gjet i djegur në fshatin Mirakë. Pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë.

Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.

Mëhalla, ishte pronari i club lounge "Hollyvood Lounge Bar", i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin "El Taxi". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB