Aktualitet

Vrasje e trefishtë në Podgoricë, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim (EMRAT)

Autori i identifikuar si Vehid Muri nga Rozhaja, shok me viktimat, është shpallur në kërkim nga policia.

zh.ll
Vrasje e trefishtë në Podgoricë, mes viktimave dy
pamje-podgorice

PODGORICË- Një vrasje e trefishtë është regjistruar në Mal të Zi, në lagjen që njihet si "Aeroporti i Vjetër" në Podgoricë. Sipas raportimeve të "Vijesti", janë vrarë 3 persona, mes tyre 2 vëllezër shqiptarë nga Rozhaja, të identifikuar si Denis Hoti 28-vjeç dhe Nezrin Hoti 27-vjeç.

Autori i identifikuar si Vehid Muri nga Rozhaja, shok me viktimat, është shpallur në kërkim nga policia. Mediat raportojnë se krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira. Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia, ndërsa sipas informacioneve paraprake, krimi ka shumë të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ai gjithashtu kreu dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.

Poll

MOS HUMB